Zvicër,Marty shkarkohet nga posti i këshilltarit të Tichinos

Dick Marty, përfaqësuesi aktual i Kantonit të Tichinos, apo siç njihet në Zvicër, si Këshilltar i Shtetit të Tichinos, nga shtatori nuk do të jetë më në këtë post.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia zviceriane e lajmeve ATS e cila citon burime nga partia e tij radikale-liberale (PLR).
Burimet kanë theksuar se Dick Marty ishte në këtë post që nga dhjetori i vitit 1995.