E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brammertz Stuhia operacion i drejte

Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz ka deklaruar gjatë një konference në Londër se, operacioni “Stuhia” i kryer nga ushtria kroate në vitin 1995 ka qenë i drejtë.

Operacioni në fjalë u krye nga ushtria kroate nën drejtimin e gjeneralit Ante Gotovina për të marrë nën kontroll rajonin kroat të Krajinës, që deri atëherë kishte qenë nën kontrollin e Serbisë.

Gjatë këtij operacioni dhe në periudhën që pasoi në vitin 1995, rreth 200 mijë serbë u dëbuan nga Kroacia dhe rreth 150 të tjerë u vranë.

Për këtë arsye gjenerali Gotovina dhe bashkëpunëtori i tij Mladen Markac u dënuan më 15 prill me nga 24 dhe 18 vjet burg nga gjykata e Hagës.

Dënimi solli një seri protestash në Zagreb dhe qytete të ndryshme të Kroacisë, pasi populli kroat e konsideron gjeneralin një hero.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›