Tepco, mure nëntokësore në Fukushima
Tepco, kompania që menaxhon centralin bërthamor të Fukushimës, po mendon të ndërtojë mure nëntokësore rreth reaktorëve.
Sipas agjencive japoneze të lajmeve, kompania synon që përmes këtyre mureve të pengojë depërtimin e ujit të ndotur me radioaktivitet në terren.
Për të arritur këtë objektiv, punëtorët e centralit Fukushima 1, rreth 250 kilometra në veri-lindje të Tokios, duhet të gërmojnë deri në 15 metra thellësi.
Ditën e djeshme menaxheri i Tepco takoi prefektin e Fukushimës për t`i kërkuar falje për katastrofën, por ky i fundit i tha se centrali atomik nuk do të vihet më në funksionim.