Malazezët formojnë partinë, kërkojnë më shumë të drejta
Kryetari i kësaj partie është Lazar Raduloviq, ndërkaq, partia - siç thuhet në një komunikatë për media - do të angazhohet për të drejtat e refugjatëve dhe popullatës së zhvendosur malazeze dhe të tjerëve, që të kthehen në shtëpitë e tyre, sikurse edhe të sigurojë ndihmën ekonomike për këta persona.
Po ashtu thuhet se, kjo parti do të angazhohet për zgjidhjen e pozitës kushtetuese të popullatës malazeze në Kosovë, sikurse edhe për afirmimin e të drejtave njerëzore e lirive dhe për mbajtjen e lidhjeve ekonomike, arsimore, kulturore dhe të tjera me shtetin amë Malin e Zi, dhe shtetet tjera të rajonit.
“Do të angazhohemi për barazinë e të gjithë qytetarëve dhe popujve, pakicave kombëtare dhe grupeve etnike në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, të cilën e transmetojnë mediat serbe.
Podgorica zyrtare disa herë ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës të shqyrtojnë tretmanin e malazezve në Republikën e Kosovës, si dhe çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke jetuar në Malin e Zi.
Madje, në mënyrë të tërthortë është thënë se, kjo është arsyeja pse Mali i Zi ende nuk është shprehur i gatshëm për t’i vendosur marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, përkundër faktit se ka njohur vendin tonë – si shtet të pavarur dhe sovran.
Start/Telegrafi