E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët, ngushëllim dhe mbështetje për Policinë

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, z. Roland K. Noble në mesazhin e tij shprehet se "është përherë e trishtueshme të mësosh vdekjen e kolegëve tanë në bashkësinë ndërkombëtare të policisë, sidomos në raste të tilla ku oficerët vendosën sigurinë e publikut mbi jetët e tyre”.

"Më lejoni t'ju përcjell ngushëllimet e përzemërta në emër të gjithë punonjësve të Zyrës Qendrore të Sekretariatit të Përgjithshëm për humbjen e katër oficerëve”, thuhet në mesazhin e zotit Noble.

Në mesazhin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë OSBE, shefi i saj, Robert Bosch, përcjell ndjenjat e solidaritetit dhë respektit më të thellë për Policinë e Shtetit dhe familjet e katër oficerëve.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga Ambasadori amerikan Withers,Zyra Ndërlidhëse Policore Italiane e Interforcës në Shqipëri, nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Delegacioni  Italian i Ekspertëve, ku shprehet dhe një herë dhimbja njerëzorë për humbjen e katër oficerëve dhe solidariteti për çdo formë të mundshme bashkëpunimi, në luftën kundër krimit.

Katër oficerët e policisë humbën jetën në detyrë të shtunën e kaluar, gjatë një operacioni në plazhin Iliria në Durrës për kapjen e Dritan Dajtit, i arratisur nga Gjykata e Tiranës në 17 nëntor 2003, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›