E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Malazezet donin te na korruptonin"

Redinalda Caushaj
Autobusi i sulmuar ne fundjave nga te rinj serbe ne Budva, te Malit te Zi, ne bordin e te cilit gjendeshin 50 gra shqiptare, punonjese te nje kompanie sigurimesh, eshte kthyer mesnaten e se dieles ne Tirane. Demtime te medha ka pesuar pjesa e jashtme e mjetit. Fenere, stopa si dhe pasqyrat jane shkulur nga vendi ne menyre te tille qe autobusi te kishte veshtiresi gjate udhetimit. Madje jo vetem kaq, por drejtuesit e hotelit "Maestral" u kane kerkuar shqiptareve te mos tregonin, duke u dhene edhe para ne dore per te harruar incidentin e ndodhur. Administratorja e agjencise "Albania Interlines", Ana Preka, tregon per gazeten "Koha Jone" momentet e veshtira qe prej castit kur mesoi lajmin e deri ne mberritje te udhetareve, qe kishin shkruar edhe nje poezi gjate udhetimit te kthimit. Shoferi i autobusit ka mundur te lidhe fort pasqyrat si dhe te rregulloje feneret, ne menyre te tille qe te mundesonte shikueshmerine gjate udhetimit. Pala malazeze eshte perpjekur per te mbyllur ceshtjen me nje ryshfet, nderkohe qe kompania nuk ka marre asnje demshperblim. Preka thote se do te pergatiten dokumentacionet per te hapur nje gjyq me palen malazeze per demet e shkaktuara.
Si e mesuat ngjarjen?
Isha ne Shkoder, ne vendlindjen time kur me telefonua nga Budva dhe me thane qe ishte sulmuar autobusi. Kam shkuar menjehere ne piken kufitare, ku me kane thene qe nuk kishin dijeni. Ne ato momente prisja te lidhesha me telefon me shoferin tim. Shikojeni mjetin si eshte bere, i jane thyer pasqyra e fenere, nje akt i shemtuar.
Kontakti i pare me shoferin kur ka qene?
Menjehere sapo ndodhi ngjarja ai me ka telefonuar, duke me thene qe kane sulmuar autobusin. Nuk e dija se ku ishin ne ato momente. Por pasi kishte arritur te merrte nje karte telefoni shoferi me ka kontaktuar. E vetmja gje qe e pyesja ishin udhetaret e mi. Por ne fund me shpjegoi qe ishin te gjithe mire dhe nuk ishin ne autobus kur ishte sulmuar.
Cfare bete per t'u ardhur ne ndihme udhetareve?
Mora ne telefon linjen tone qe ndodhej ne Mal te Zi dhe i drejtova per ne Budva. Gjate telefonatave te mia me shoferin, mora vesh qe kishte arritur te lidhte nje nga pasqyrat qe te mund te ecte si dhe te rregullonte feneret te cilat i kishin thyer te gjitha.
Ne cilen hotel ishin strehuar udhetaret tuaja?
Ne hotel "Maestral" ne Budva.
Dje te gjitha grate jane kthyer serish, kush i priti?
Sigurisht qe une i prita. Grate zbriten nga autobusi ne kafe "Flora", nderkohe qe me pas autobusi erdhi ne parking, ku edhe po rregullohet serish per demtimet qe i kane shkaktuar.
Cfare kishte ndodhur realisht?
Ngjarja ka ndodhur ne darke, kur te gjitha grate ishin ne hotel. Shoferi i cili me tregonte kishte degjuar disa zhurma dhe kur ishte ngritur, pa autobusin e sulmuar qe ishte i parkuar poshte.
Hoteli ne te cilen ishin strehuar grate cfare ju vuri ne dispozicion pas ngjarjes?
Asgje nuk na vune ne dispozicion. U perpoqen te korruptonin shoferin qe mos tregonte emrin se ne cilin hotel ishin strehuar. Asnje demshperblim tjeter.
Cfare demtime ka marre autobusi?
Pasqyrat i kishin thyer, madje i kishin shkulur nga vendi, stopat dhe feneret po ashtu. Kane shqyer shiritat e zinj anash mjetit, pjesen ku eshte targa. Gjithashtu kishin goditur me mjete te forta, duke gervishtur dhe shtremberuar llamarinat.
A do te beni udhetime te tjera ne kete shtet?
Perpara se te ndermarr udhetime te tjera, do te mendohem shume mire. Madje po pergatitem per proces gjyqesor ndaj tyre per demet.

Miku ne bese nuk pritet

Nisen grate nga Tirana
Me autobusin e firmes Albania
Pa problem kalojne ne kufi
Shkojne ne Budva ne Mal te Zi

Nje grup shoqesh bashke kane shkuar
8 marsin per te festuar
Pasi hane dhe argetohen
Ne hotel sistemohen

Shqiptaret Serbi gjithmone i perbuzi
Shume i bezdisi dhe autobusi
Sa e pane qe vjen nga Tirana
I thyen stopa i thyen xhama

Autobuzi goje nuk kishte
Qe t'iu fliste ne serbishte
E tju thoshte mos kini frike
Jam prej llamarine jam pa shpirt

Ne qofte se jeni ju aq trima
Gjuani mbi njerez jo mbi llamarina
Xhamat e thyera zevendesohen si per hera
Por ju ju mbetet turpi te dera

Kur t'i dahes njerit ne prite
Duhen bere mire llogarite
Brenda ne shtepi hasmi nuk vritet
Edhe miku ne bese nuk pritet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›