Maldini: “Sekreti i Del Pieros, puna”

Kush e di sesa herë ka luajtur kundër Juventusit. Dhe gjithmonë ka qenë i njëjti tension. Paolo Maldini, gjatë 24 viteve me fanellën e Milanit, ka luajtur kundër Juves kur në lojë ka qenë kampionati, Liga e Kampioneve dhe trofe të ndryshon.
Të dielën nuk luhet për titull, por për të mos humbur terren nga Interi kryesues. Gjithsesi, sfida është shumë tërheqëse midis dy skuadrave të njohura si anti-Inter. “Është një ndeshje e rëndësishme, më pak fizike e më shumë teknike”, - thotë Maldini. Nëse Paolo do të jetë në fushë do të gjejë përballë Aleks Del Pieron, simbolin e Juventusit.
“Nëse do të luaj do të jem i kënaqur pasi do të përballem me një djalë të zotin, që ka dhe merita edhe dhunti jo të zakonshme. E kam parë se sa kujdeset në stërvitje edhe gjatë pushimeve në periudhën e verës. Ky është sekreti i tij, puna. Ai është një magjistar, së bashku me Bufonin. Janë dy emblemat e Juves. Qëndruan dhe besuan në projektin e saj”.
Gatuzo do të mungojë për shkak të dëmtimit. “Mungesa e tij do të ndihet, - thotë Maldini. “Për ne është shumë i rëndësishëm”.
E Enjte, 11 Dhjetor 2008