E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, frikë nga “Bobi”: Na njeh mirëPartizani ka sulmin më të dobët në kamipionat (9 gola), por njëherësh edhe mbrojtjen e tretë më të brishtë nga 12 skuadrat. Trajneri Sulejman Starova është i bindur se po ndërton një Teutë tjetër t

Sulejman Starova ka në “muzeun” e tij dy tituj kampionë, dhe pikërisht të parin e ka fituar me Partizanin (tjetrin me Tiranën), një skuadër që e ka drejtuar disa herë në periudha të ndryshme. Tekniku i “lindur e rritur” në shkollën e kuqe vlerësohet si një nga strategët më të mirë shqiptarë, dhe pikërisht aftësive të tij taktike për të organizuar skuadrën në tre repartet i druhen edhe të kuqtë, të cilët vazhdojnë të jenë pafundësisht në kërkim të fitores së parë shtëpiake në këtë sezon.

Partizani endet në “rrjetën” e vendit të fundit, por ndaj Teutës, një prej dy formacioneve me të mira (së bashku me Vllazninë) në javët e fundit synon në ndeshjen e javës së 15-te të marrë të paktën një pikë, ashtu siç bëri edhe kundër Tiranës së vendit te dytë një javë më parë në “Qemal Stafa”, që provokoi largimin edhe të trajnerit kroat Bllaz Slishkoviç.

Barazimi i tretë në katër javë i Partizanit shërben për një sinjal se skuadra ka forca për të përballuar sezonin më të vështirë të saj, që nga viti 2000.

Trajneri Shpëtim Duro (vetëm 2 humbje në gjashtë takime) duhet të bëjë pa mesfushorin e talentuar Elis Bakaj dhe mbrojtësin Fatjon Tafaj (të dy të pezulluar për plotësim kartonësh të verdhë), por në vijën e parë ka një Marius Ngjela të rilindur.

Partizani ka sulmin më të dobët në kamipionat (9 gola), por njëherësh edhe mbrojtjen e tretë më të brishtë nga 12 skuadrat (17 gola të pësuar, këtë tregues Apolonia e ka 21, Lushnja, 20), por portieri e kapiteni Orges Shehi, një ish-lojtar i Teutës (Orgesi është durrsak) beson se do të arrijë të ndalë “treshen magjistare” të durrsakëve “Vila-Mile-Hysa”.

Në të njëjtën linjë optimiste është edhe mesfushori Dritan Babamusta, një tjetër prodhim i shkollës së mirënjohur durrsake.

Trajneri Sulejman Starova është i bindur se po ndërton një Teutë tjetër të sukseshme, pas asaj të dy sezoneve më parë, kur arriti t’i japë “medaljet e arggjendta” të nënkampionit të Shqipërisë (pas Tiranës) dhe finalistes së Kupës së Shqipërisë të sezonit 2006-2007 (fituese Besa). Teuta ka moshën mesatare më të re në kampionat dhe dora e hekurt e Starovës (jo në versionin Blaz Slishkovic) e ka shndërruar në skuadrën më të frikshem të sezonit.

Pikërisht këtij entuziazmi e pasioni djaloshar i ruhet edhe Partizani, për të mos pësuar humbjen e tetë në kampionat, ashtu si Tirana, kur humbi me Teutën në kryeqytet nga dy kryevepra të rangut europian të Emiljano Vilës, i cili shënoi edhe në ndeshjen  e Kupës kundër Vllaznisë, vetëm tri ditë më parë.

E Premte, 12 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›