E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, Prespa mbushet me peshq te ngordhur

Devoll- Per te tretin vit radhazi bregu i Liqenit te Prespes, eshte mbushur me peshq te ngordhur. Ne te gjithe gjatesine e bregut gjendet nje sasi mjaft e madhe e peshqve te ngordhur, te cilet per shkak te temperaturave te larta perhapin gjithandej ere te keqe. Banoret e fshatit Liqenas, jane shqetesuar kur nje jave me pare, kane pare peshq te ngordhur jo vetem ne breg, por edhe ne thellesi te liqenit.

Edhe pse fenomeni eshte duke u perseritur per te tretin vit radhazi, banoret, te cilet jetojne kryesisht nga peshkimi, shprehen se ngordhja e peshqve mund te kete ardhur nga ndotja. Ne te njejten periudhe te vitit ngordhin peshq te vegjel, te llojit Cironke. Kryetari komunes se Liqenasit, Edmond Themelko, shprehet per "KJ" se pas konstatimit te kesaj situate jane njoftuar menjehere specialistet e Drejtorise se Bujqesise, te cilet kane marre kampione, per te kryer analiza te hollesishme, si te peshqve ashtu edhe te ujit te liqenit. "Deri tani, askush nuk di te thote me saktesi se cili eshte shkaku i ketij fenomeni, por mendohet se ngordhja masive e peshqve, mund te jete e lidhur me lulezimin e bimesise helmuese ne liqen, apo me ndotjen e tij nga faktore qe ende nuk mund te shpjegohen", tha kryekomunari.

Por, specialistet e bujqesise, nuk perjashtojne as mundesine e levizjeve tektonike ne liqen, si pasoje e te cilave, clirohet gaz karbonik i demshem per gjallesat. Drejtori i Bujqesise, Adrian Maho, thote se nje nga shkaqet e ngordhjes masive te peshqve ne Liqenin e Prespes, lidhet edhe me levizjet tektonike ne thellesi, te cilat ne tre vitet e fundit kane qene mjaft te shpeshta. "Si rezultat i ketyre levizjeve, clirohet nje sasi e madhe gazi karbonik, qe sjell edhe ngordhjen e disa specieve te liqenit", shpjegon ai.

Sipas Mahos, i njejti fenomen natyror, tre vite me pare, ka ndodhur edhe ne pjesen greke dhe ate maqedonase te liqenit te Prespes. Ai thote se pas perfundimit te analizave laboratorike te kampioneve, do te marrin kontakte edhe me homologet greke dhe maqedonas, per te gjetur nje shpjegim shkencor te plote te ketij fenomeni. Dyshimet e para te specialisteve, jane ndotja e liqenit, bimesia helmuese qe rritet ne te, levizjet tektonike ne thellesi dhe clirimi i gazrave karbonike.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›