E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, tentojnë të vjedhin inerte në trenin e linjës Shqiperi-Mali i Zi

Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin disa ton materiale inerte teksa po transportoheshin drejt Elbasanit nga treni i mallrave i linjes Shqiperi-Mali i Zi. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te pasdites ne linjen hekurudhore Vukpalaj te Bajzes ne rrethin e Malesise se Madhe.

Sipas policise persona te paidentifikuar kane hipur mbi trenin e mallrave te ngarkuar me inerte dhe kane shkeputur 7 vagone me qellim vjedhjen e inerteve per t’i shitur per skrap. Por makinisti i trenit pasi ka degjuar zhurme ka ndaluar trenin duke njoftuar me pas policine e rrethit Malesise se Madhe.

Nderkaq personat e perfshire ne kete tentativeë vjedhje jane larguar. Sipas policise treni i mallrave po transportonte skrap nga Tuzi për në drejtim të Elbasanit në uzinën e metalurgjikut. Uniformat blu te rrethit te malesise se madhe ne bashkepunim me ato te Shkoders po punojne per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mendohet se personat e perfshire ne kete ngjarje te kene qene 2 ose me teper.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›