E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Askush s'ka të drejtë të na ndalojë hyrjen në Kosovë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha sot se askush nuk ka të drejtë t’ua ndalojë qytetarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë, pavarësisht profesionit që kanë.

Duke folur mbi ndalesën e EULEX-it për vizitat e paparalajmëruara të politikanëve në Kosovë, Tadic tha se përfaqësuesit e autoruteteve të Beogradit do të bisedojnë për këtë me misionin e BE-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë.

“Serbia është ballafaquar me sfida reale në Kosovë, por ne do t’a vazhdojmë luftën tonë me të gjitha mjetet legale në institucionet ndërkombëtare, dhe nuk do të zbrapsemi me asnjë çmimi”, tha presidenti serb.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›