Kriza, 24 orët e ekspertëve të BE
Ka përfunduar misionin e tij dy ditor në Shqipëri delegacioni i negociatorëve të BE-së. Të dërguarit e Brukselit për të negociuar zgjidhjen e krizës politike në vend kanë zhvilluar rreth orës 11:00 takimin e fundit në zyrat e Komisionit Europian me te gjithë ambasadorët e BE-së në Shqipëri.
Por ashtu si gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Tiranë edhe pas kësaj mbledhjeje nje orëshe, asgjë nuk u bë publike. Madje dhe ambasadori Lohan, pak minuta më pas i pyetur për rezultatin e këtyre negociatave në mënyrë të përsëritur u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për të bërë”.
I kryesuar nga Jana Sindelkova, zv/shefja e kabinetit të Komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fule, delegacioni zhvilloi takime deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës me liderët politikë, Rama dhe Berisha. Në takimet me përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, ishte i pranishëm dhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers.
Nuk dihet asnjë detaj nga këto takime, por rezultati i tyre do të raportohet në Bruksel ku pritet dhe të përcaktohet data e një takimi të dyte në nivelin e atij të “Krokodile”, mes kryetareve partiakë shqiptarë dhe drejtuesve të BE-së.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 maj 2010 ) < I mëparshmi