E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohet mish e pije alkoolike. Dy në pranga

Policia e Elbasanit ka nisur aksione konkrete ndaj infomalitetit ne sektorin ekonomik. Pas një aksioni janë vënë në pranga të paktën dy persona dhe janë sekuestruar rreth dy mije kilogram mish I grirë e po aq pije alkolike te prodhuara pa license e ne kushte artizanale.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se në operacionin e koduar “Parizieri i fundit”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 36 vjeçarit, Bledar Shehu si dhe i 50 vjeçarit Shëndet Boci pasi kishin instaluar para 2 vjetësh një linjë prodhimi sallamerie, pa disponuar asnjë lloj dokumentacioni.

Policia ka marrë masën e arrestit në flagrancë, për “Prodhim të paligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”.

Besim Dybeli < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›