Malet e Marsit janë të ngjashme me malet e Tokës (FOTO)
Krateri marsian ku është ulur roboti Curiosity duket shumë i ngjashëm me shkretëtirën Mojava në Kaliforni, thanë shkencëtarët.
Përshtypja e parë që ke kur sheh fotot është se duket si një panoramë në tokë, tha një nga shkencëtarët kryesorë të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.
Gjatë natës, roboti me madhësinë e një makine, ka sjellë një autoportret dhe pamjen më të mirë të destinacionit të tij.
Që kur është ulur, Curiosity ka sjell vetëm foto me rezolucion të ulët, të marrë nga një kamera poshtë shasisë dhe nga një kamera në fund të krahut robotik. Po ashtu ka dërguar edhe një video dy minuta e gjysëm nga zbritja.


