E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha po bën sikur e ka seriozisht

Dy pikat e para të nenit 150 të kushtetutës thonë: 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe ti kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë; 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të

Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Këto ka lexuar sot ajo çupka që reciton deklaratat e Berishës, dhe me këtë ka dashur të thotë se referendumin mund ta bëjnë kur të duan. Mirëpo harrojnë se në këto raste të nenit 150 nuk është fjala për ndryshimin e kushtetutës (ndryshimi i kushtetutës përcaktohet qartë në kushtetutë se si bëhet), por është fjala për çështje të tjera, fjala vjen për importin e plehrave. Në këtë kuptim, neni 150 e ndihmon Berishën të bëjë një referendum sa herë të dojë, por jo për këtë çështje që ai e ka me shumë qejf.

Një gjë është e sigurt: Berisha po bën sikur e ka seriozisht, pasi në të vërtetë ska asnjë gjasë që ai ta besojë se mund ta bëjë referendumin për imunitetin.

http://respublica.al/artikuj/2012/08/08/berisha-po-ben-sikur-e-ka-seriozisht-0

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›