Mali diskutohet te marten ne Bruksel

Zyrtarë të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Afrikës do të takohen të martën në Bruksel për të diskutuar se si të mbahen zgjedhje demokratike verën e ardhshme në shtetin e Malit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu për situatën e sigurisë dhe atë humanitare pas grushtit të shtetit të vitit të kaluar dhe ofensivës aktuale kundër militantëve islamikë.
Trupat franceze dhe ato maleze po smbrapsin militantët e lidhur me Al Kaedën, që kishin marrë nën kontroll pjesën dërrmuese të veriut të vendit.
Ndërkohë, avionë ushtarakë francezë kanë bombarduar bazat e rebelëve dhe depot e armëve në zonat e largëta veriore të Malit, në përpjekje për të dobësuar forcën e tyre. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se progresi i shpejtë i trupave franko-maleze ka detyruar diplomatët të shqyrtojnë situatën atje në aspektin e sigurisë.