Falsifikimi i dokumentacionit Policia e Fierit bllokon 34 ton nafte

34 ton naftë bruto është bllokuar nga policia e Fierit mbrëmjen e se martës ndërsa kanë përfunduar në pranga dy punonjës të komanpanisë naftënxjerrëse dhe përpunuese ,Taci- Oil dhe Visoka Group .
Të arrestuarit janë Dylber Canko 50 vjec ,shofer i kompanisë Taci-Oil dhe Klodian Mara 34 vjec punonjës i kompanisë naftënxjerrëse Visoka Group. Ngarkesa më naftë është kapur në afërsi të vendit të quajtur Ofiçinë e Vjetër.
Kamioni ishte mbushur me naftë në puset e Visokës dhe po shkonte drejt Kombinatit te përpunimit të naftës në Ballsh. Policia sekuestroi sasinë prej 34 tonësh pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit u vu re se fatura tatimore e TVSH-se ishte e falsifikuar.
Reagimi i kompanisë “Taçi Oil”
Pas publikimit te ngjarjes, Kompania Taçi Oil përgënjeshtroi policinë. Në një reagim për mediat thuhet se "Kompania "Taçi Oil" nuk është pronare e naftës që gjendej në mjet, por thjesht po kryente transportin e naftës bruto për llogari të dy kompanive të tjera, sipas një marrëveshjeje shitblerjeje të rregullt që ato kishin midis tyre. Kompania "Taçi Oil" ka qenë thjesht dhe vetëm nënkontraktore me cilësinë e transportuesit të naftës bruto nga stacioni i Visokës në depozitat në Ballsh të administruara nga Albpetrol. Çdo lloj dyshimi tjetër është vetëm spekulim dhe i pavërtetë.