SHBA dhe Koreja e Jugut kane kercenuar serish Penianin
Dy paralajmërime në pak orë. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë kërcënuar me pasoja të mëtejshme Korenë e Veriut, nëse kryen një test të tretë bërthamor.
Lideri në ikje i Seulit. Lee Myung Bak, që lë detyrën më vonë gjatë muajit, deklaroi se Peniani mund të jetë duke planifikuar “teste të shumëfishta në dy lokacione ose më shumë”.
Koreja e Veriut deklaroi në muajin janar se po planifikonte një test bërthamor të nivelit të lartë. Më parë ajo ka mbajtur teste të tilla në vitin 2006 dhe 2009. Të dy erdhën pas testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, veprime këto që u dënuan nga OKB, që nga ana tjetër ndaloi testet me teknologji bërthamore.
Peniani nuk ka dhënë një kohë të saktë se kur do të kryejë testin, por analistët thonë se pamjet satelitore tregojnë se përgatitjet në impiantin pothuajse kanë përfunduar.