Mali i Bardhë, bashkia e Kurbinit investon në infrastrukturën e zonës etnokulturore

Mali i Bardhë në zonën e Kurbinit, është një fshat me histori, etnokulturë e bukuri natyrore, që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
Mali i Bardhë njihet për Kishën e Shën Mëhillit, një objekt fetar 800 vjeçar. Por rruga që të çon tek kisha ka nevojë për investime.
Sefedin Lika, këshilltar i Këshillit Bashkiak, të Bashkisë Kurbin ka parë nga afër rrugën dhe bën të ditur se “së afërmi do të ndërhyhet në të”.
Këshilltari bashkiak bën me dije se investimi në infrastrukturën e zonës ka marrë miratimin edhe të Kryetares së Bashkisë, Kurbin, Majlinda Cara.
Gazetare: Teuta Shamku
/RTSH/