Bashkia Tiranë aksion për dezinsektimin për mushkonjat dhe insektet

Me çeljen e sezonit veror, Bashkia Tiranë ka ndërmarrë aksionin për dezinsektimin në kryeqytet në qendër dhe në zonat rurale ndaj mushkonjave dhe insekteve.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga ky aksion në mënyrë që edhe përgjatë sezonit veror të mos ketë asnjë shqetësim përsa i përket mushkonjave dhe insekteve të ndryshme.
“Vazhdon dezinsektimi për hapësirat publike në çdo zonë të Tiranës për të garantuar një verë të qetë për banorët. Në krye të detyrës në çdo orë të ditës dhe natës”, thekson Veliaj.
Ky proces kryhet gjatë orëve të vona të natës e deri në mëngjes.
/rtsh.al/