“Mali i Tiranës”, Basha replikon me Ramën në Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, u përfshi të premten në polemikat mbi ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës” në qendër të kryeqytetit, pas reagimit të kryeministrit socialist, Edi Rama.
“Meqë mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i duket si një “mullar balte”, ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të ndarë të vërtetën nga balta: Veting në politikë,” shkruan zoti Basha në rrjetet sociale.
“Kur është i mirë për gjyqtarët, prokurorët, policët, pse të mos jetë i tillë edhe për politikanët?!” nënvizon Basha.
Ai shton se “propozimi i Partisë Demokratike është në Parlament, mjafton vullneti politik për ta miratuar. Me këtë rast u kursejmë qytetarëve andrallat e njëpasnjëshme të cirkut 33 vjeçar, pas të cilave fshihet frika nga e shkuara e atyre që ndonëse e kërkojnë votën për t’i shërbyer njerëzve, i kanë shërbyer vetëm interesave personale dhe klientelës oligarkike.”
/ rtsh.al /