E Martë, 3 Nëntor 2026

Fier/ U mbyt në kanalin e Pojanit, nxirret trupi i 21-vjeçarit

Një 21-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht këtë mesditë (11 gusht) në kanalin e Pojanit në Fier.

Viktima, Hamit Senka, banues i Roskovecit, raportohet se u mbyt në kanal teksa peshkonte me shokët e tij.

Pas kërkimeve pa ndërprerje për rreth 2 orë me palombarë dhe me shërbimet e Policisë Fier, u gjet dhe u nxor trupi i pajetë i 21-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›