E Martë, 3 Nëntor 2026

Virozat e stinës në Lezhë/ Ulen shtrimet, asnjë rast me Covid

Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe rënien e temperaturave të larta, paraqitet një gjendje e stabilizuar e fëmijëve me viroza dhe është ulur numri i vizitave e shtrimeve në spital.

Faktin e konfirmon për RTSH mjeku pediatër, Dr. Mark Marku.

“Po ta krahasojmë me ditët që ka pasur temperaturë shumë të larta, numri i fëmijëve që kanë ardhur në urgjencë për 24 orë ka qenë deri 65. Aktualisht kemi rreth 40 fëmijë që vijnë në urgjencë. Po ashtu, numri i shtrimeve në spital ka qenë mbi 20, ndërsa tani nën 20,” shprehet mjeku Marku.

Pyetjes se a janë konfirmuar raste me Covid në spitalin e Lezhës, pas analizave të kryera, Marku përgjigjet se deri tani nuk është konstatuar asnjë rast i tillë.

Megjithatë, ai apelon për kujdes të shtuar gjatë sezonit turistik, duke iu shmangur grumbullimeve në plazhe e aktivitete të tjera kulturore-artistike masive.

“Mundësia për të pasur raste me Covid, veçanërisht me variantin Omicron, është më e madhe, prandaj vigjilenca është në rritje. Deri tani në Lezhë nuk kemi raste me Omicron të vërtetuara me analiza laboratorike,” deklaron Dr. Marku.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›