Mali i Zi, Gjukanovicpritet të japësot dorëheqjen
PODGORICË- Mediat shtetërore të Malit të Zi thanë dje se kryeministri Millo Gjukanovic do të paraqesë dorëheqjen sot.
Agjencia e lajmeve MINA tha se Gjukanovici, që çoi vendin e vogël drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006, pritet të zëvendësohet nga ministri i financave dhe zëvendëskryeministri Igor Lukshic.
Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjes. Gjukanovic pati dhënë dorëheqje edhe në fund të vitit 2006, por qe kthyer si kryeministër në shkurt të 2008-ës.
Gjukanovic ishte 29 vjeçar kur u bë kryeministri më i ri në Evropë në vitin 1991. Ai qe zgjedhur president në vitin 1998, para se të mirrte sërish postin e kryeministrit në vitin 2002 dhe 2008.
Ai është lideri i Ballkanit që ka qëndruar më gjatë në pushtet.
(m.a/rel/BalkanWeb)