E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasano firmos meMilanin, nga janariështë kuqezi

MILANO- Antonio Kasano është përfundimisht një futbollist i Milanit.

Akordi mes klubit kuqezi dhe Sampdorias është arritur sot, pas një takimi mes drejtuesve të të dy klubeve. Është zgjidhur edhe mosmarrëveshja e fundit, që ishin 5 milionë eurot për Realin e Madridit. Ato do të paguhen nga të dy klubet dhe nga vetë Kasano, që do të firmosë kontratën e re më 3 janar.

Vetë lojtari ka pranuar reduktimin e rrogës nga 3 në 2.8 milionë euro në vit. Kasano do të udhëtojë me ekipin më 27 dhjetor për në Dubai, për të zhvilluar fazën përgatitore. Sampdoria ndërkohë ka pranuar të japë 1.5 milionë euro për Realin e Madridit, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga futbollisti dhe nga Milani.

Në bazë të kontratës së firmosur nga ish-drejtori i Sampit Bepe Marrota, klubi madrilen do të merrte 5 milionë euro në rast se xhenovezët do ta shisnin Kasanon në një tjetër ekip.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›