E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Dua tëqëndroj, por varetnga Morati

MILANO- Pas “shfryrjes” në Abu Dabi kundër Interit dhe drejtuesve të klubit, Rafa Benitez ka thyer sërish heshtjen, duke kërkuar të sqarojë situatën e tij.

Në fakt, në Itali mendojnë të gjithë se ai do të shkarkohet, por spanjolli, duke folur për radion e vendit të tij “Onda Cero”, është shprehur i habitur nga titujt e gazetave.

“Nuk më kanë shkarkuar, - deklaroi ai. – Më kanë telefonuar shumë njerëz, pasi kanë parë gazetat italiane dhe më kanë thënë se jam shkarkuar. Jam i habitur që kjo gjë është bërë fakt i kryer”.

Benitez ndodhet me pushime në Liverpul dhe ka sqaruar se dëshiron të qëndrojë tek Interi.

“Ka muaj që lexoj gjëra jo të vërteta, - shtoi ai. – Nuk e di se cila është situata, por presidenti duhet të marrë një vendim për linjën që do të ndjekim. Ky projekt i pëlqente shumë Moratit. Në Abu Dabi i thashë ato fjalë, sepse s’pata mundësi të flisja direkt me presidentin, që u largua direkt me avion. E bëra këtë publikisht, sepse nuk pata mundësi për të folur me Moratin”.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar edhe pasuesit e mundshëm të spanjollit, teksa në krye qëndron Luçiano Spaleti.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›