Lirohen pengjet në Discovery Channel, qëllohet pengmarrësi
Policia amerikane ka qëlluar duke shkaktuar edhe vdekjen e personit të armatosur që kishte marrë disa pengje në ndërtesën e kanalit Discovery Channel. Të tre pengjet janë liruar pa dëmtime. Informacionet e para e kanë identifikuar pengmarrësin si James Lee,, i cili sipas mediave ishte i zemëruar me Discovery Channel pasi nuk ka bërë sa duhet të zgjidhë problemet e ngrohjes globale. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Uashingtonit. Bëhet e ditur se pengmarrësi kishte marrë peng tre persona, por fatmirësishst të gjjithë janë shpëtuar. "Personi i dyshuar është qëlluar nga oficerët e policisë", konfirmoi Tom Manger, shefi i kontesë ku ndodhi ngjarja. Sipas policisë, James Lee, dukej se ishte i pajisur edhe me lëndë eksplozive. Policia kishte monitoruar godinën ku ndodhej pengmarrësi dhe u përpoq të negocionte me të, nëpërmjet telefonit. Policia sqaron se një njeri i quajtur James Lee nga San Diego ishte arrestuar në shkurt të 2008 pasi ksihte hedhur para në ajër në një protestë jashtë godinës së Discoveryt. Rreth 1900 persona punojnë në godinën e Disovery Channel.