Mali i Zi, OSBE: Kandidatët për president të japin prova maturie
PODGORICË- OSBE i kërkoi sot dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, të cilët pretendojnë secili fitoren, të japin prova maturie dhe të lejojnë institucionet përkatëse të japin rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara dje në këtë ish-republikë jugosllave, që po negocion anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Presidenti në largim, Filip Vujanoviç, ashtu dhe kundërshtari i tij, Miodrag Lekiç vetëshpallën fitoren dje në mbrëmje në përfundim të zgjedhjeve, me rrezikun e zhytjes së vendit në një krizë politike.
"Maturimi i një vendi tregohet gjithashtu nga mënyra se si pjesëmarrësit dhe institucionet shtetërore përfundojnë procesin zgjedhor'', theksoi në një komunikatë OSBE, vëzhguesit e të cilës kanë ndjekur zgjedhjet.
OSBE i kërkoi Komisionit Zgjedhor, që do të mblidhet në mesditë në Podgoricë, ka përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve për të riforcuar besimin e qytetarëve në procesin demokratik.
Në mungesë të rezultateve zyrtare, Komisioni zgjedhor ka vetëm 24 orë për të publikuar rezultatet përfundimtare, Vujanoviç, partia e të cilit drejton Malin e Zi që prej 20 vjetësh, theksoi se kishte marrë 51,3 për qind të votave kundër 48,7 për qind për Lekiç.
(e.m/ata/BalkanWeb)