E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks publikon 1,7 mln dokumente diplomatike amerikane të viteve '70

LONDËR - Faqja e internetit ''WikiLeaks'' do të publikojë sot më shumë se 1,7 dokumente diplomatike sekrete amerikane që datojnë në vitet '70, njoftoi themeluesi i saj, Julian Assange për agjencinë britanike të lajmeve ''Press Association''. 

Sipas Assange, strehuar që prej muajit qershor 2012 në ambasadën e Ekuadorit në Londër, këto shënime, raporte dhe korrespondenca nënvizojnë gamën e gjerë dhe shtrirjen e influencës amerikane në mbarë botën. 

Kibermilitanti australian shkaktoi irritim të SHBA-së duke publikuar në vitin 2010 qindra mijëra dokumente të klasifikuara sekrete për luftërat në Irak dhe Afganistan, por gjithashtu mesazhe diplomatike konfidenciale që kanë rritur shqetësimin e qeverive në mbarë botën. 

Dokumentet e reja, të publikuara sot, i përkasin periudhës 1973-76. 

Por ndryshe nga ato të vitit 2010, ato nuk zbulojnë rrjedhjet dhe janë marrë nga arkivat kombëtarë amerikanë. 

Ato përfshijnë letra të dërguara ose të marra nga sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Henry Kissinger. 

Julian Assange është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për t'i shpëtuar një ekstradimi drejt Suedisë për një çështje dhunimi dhe agresioni seksual të dyshuar. 

Ekuadori i ka dhënë atij azil politik, por Londra pret aplikimin e mandat arrestit suedez. 
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›