E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, anëtari i 213-të i FIBA-s

Kongresi Botëror i FIBA-a pranoi sot Malin e Zi si anëtarin numër 213 të federatës. Ky anëtarsim hyn në fuqi më 4 shtator, pasi Kampionati
Botëror i FIBA-s Japoni 2006 të ketë mbaruar. "Jam shumë i gëzuar nga ky vendim",- tha presidenti i Federates të Bbasketbollit të Malit te Zi Danilo Mitrovic. "Është një gjë e mrekullueshme për basketbollin tonë dhe mezi presim të jemi në familjen e FIBA-s".
Federata e Basketbollit të Serbise do të jetë pasuesja e Federatës së Basketbollit të Serbi/Mal i Zi dhe do të ruaj vendin e saj si anëtarë. Kjo do të thotë se e gjithë historia e ish Serbi/Mal i Zi do t'i takojë Serbisë, ndërsa Mali i Zi do të hyjë në FIBA si nje shtet i ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›