E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi dhe Izraeli heqin regjimin e vizave

Ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje për të hequr vizat për shtetasit e dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Roçen dhe homologu i tij izraelit Avigdor Lieberman e nënshkruan marrëveshjen të enjten në Podgoricë.
Ministrat thanë se marrëveshja mund të nxisë shkëmbimet ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera mes dy vendeve.Lieberman nënvizoi se investitorët izraelitë janë të interesuar në industri të ndryshme malazeze.
Ministri izraelit ndodhet në Mal të Zi në kuadër të një turneu ballkanik. Ai ka vizituar deri tani Kroacinë dhe Serbinë. Ai dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, nënshkruan marrëveshje për eliminimin e vizave mes dy vendeve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›