Durrës, koncert i violençelistëve italianë dhe shqiptarë
Nën dirigjimin e mjeshtrave më të mëdhenj të Orkestrës Harkore, violençelistë italianë dhe shqiptarë kanë dhënë një koncert në ambjentet e Amfitetarit Antik të Durrësit.
Publiku durrsak për herë të parë ka pasur rast të dëgjojë vepra të popullarizuara të kësaj natyre, përfshirë këtu muzikë filmi dhe orkestrime të reja të veprave të njohura nga kompozitorë të njohur.
Koncerti i orkestrës së violençelistëve është një aktivitet organizuar nga bashkia e Durrësit në vazhdën e aktiviteteve kulturore.
Me shfaqjen e këtij koncerti, drejtori i departamentit kulturor pranë bashkisë së Durrësit, Adi Gura pohoi se me këtë koncert përmbushin një nga synimet, për ta kthyer amfitetarin antik në një arenë arti .
Koncerti është hapur me orkestër harkore nga kompozitorë të njohur italian, gjerman si dhe brazilian, ndërsa interpretuan violiçelistë të njohur si Christian Bellisario, Nicola Talone, Claudia Strecal, Gezim Belegu, Osman Kuriçi etj, ndërsa u ndoq nga dhjetra artdashës.