E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi propozon Dinoshën për ambasador në Shqipëri

Ministri aktual për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në Mal të Zi, Ferhat Dinosha ka marrë sot mbështetjen për t`u emëruar ambasador i ri në Shqipëri.

Shumica e anëtarëve të Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane të Malit të Zi, i dhanë mbështetjen Dinoshës, i cili u propozua nga Qeveria.

Dekretin për emërimin e tij, sipas kushtetutës duhet ta nënshkruajë, presidenti, Filip Vujaovniç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›