E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Ekstadim të menjëhershëm për vëllezrit Veselinoviç

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhep tha se me arrestimin e Zvonko Veselinoviçit dhe vëllait të tij, Serbia po tenton t`i hedhë të gjitha fajet atij, për politikat e ndyra që ajo ka përdorur ndaj Kosovës.
 

Sipas tij, Veselionovië ka qenë bashkëpunëtor me strukturat shtetërore të Serbisë, por për t`u shfajësuar para ndërkombëtarëve për situatën në veri, Serbia realizoi dhe arrestimin e tij.
 

“Ndoshta ka qenë ndonjë presion ndaj Serbisë për ta arrestuar Veselinoviëin dhe me këtë veprim ka dashur të dëshmojë se është e gatshme të flijojë disa kriminelë për hir të interesave shtetërore. Serbia me këtë arrestim ka dashur që të gjithë fajin t`ia hedhë atij për politikat e ndyra që ka përdorur. Por natyrisht, ai ka qenë në bashkëpunim me strukturat shtetërore”- është shprehur Rexhepi.
 

“Dy vëllezërit Veselinoviç janë ndër me të kërkuarit për drejtësinë e Kosovës, mirëpo nëse do të ekstradohen në Kosovë apo jo unë nuk jam shumë optimist, kjo për faktin se serbët janë në fushatë paraelektorale dhe ekstradimi i mundshëm për ta do të thoshte dështim, duke e pranuar më këtë që Kosova është një shtet tjetër. Ekstradimi bëhet nëpërmjet ministrisë Drejtësisë dhe kjo ndoshta do të ndodhë në faza të mëvonshme”, - ka thënë Rexhepi.
 

Pavarësisht kësaj, ministri Rexhepi ka theksuar se institucionet e Kosovës do të insistojnë në ekstradimin nga shteti fqinj të Veselinoviçëve për t`i përballur me krimet bëra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›