Mali i Zi, qeveria e re do formohet më 2 dhjetor

Mali i Zi ka njoftuar se më 2 dhjetor do të formohet qeveria e re e vendit, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, njofton Zëri i Amerikës. I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiq i bëri publike emrat e kabinetit qeveritar. 12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, përveç liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, i cili është kandidat për Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.