“The Lancet”: Shqipëria kryeson në rajon për trajtimin e diabetit

Revista prestigjioze mjeksore “The Lancet” ka vlerësuar Shqipërinë për trajtimin e diabetit, me pikët më të larta në rajon, shkruan ATSH.
Shqipëria ka grumbulluar 94 pikë duke u renditur më mirë se të gjitha vendet e rajonit.
“The Lancet” ka vlerësuar Malin e Zi me 72 pikë, Maqedoninë e Veriut me 52 pike, Serbinë me 61 pike, Bosnje dhe Hercegovinën me 49 pikë.
Në Shqipëri janë 78 mijë qytetarë që vuajnë nga diabeti dhe përfitojnë barnat për kurimin e tij falas.
Për herë të parë në vitin 2018, u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen 100 përqind deri në moshën 25 vjeç. Nga fillimi i vitit deri tani janë falur 408,304 fisha diabeti për fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç.