E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi vlereson si te suksesshem regjistrimin e popullsise

Enti Statistikor i Malit te Zi e vleresoi si te suksesshem procesin e regjistrimit te popullsise ne kete republike. Edhe ne zonat ku komuniteti shqiptar eshte shumice mbarevajtja e regjistrimit paraqitet si e mire dhe pa ndonje parregullsi te theksuar.

Nderkohe Keshilli Nacional i Shqiptareve ka hetuar paqartesi ne lidhje me regjistrimin e qytetareve qe jetojne jashte vendit dhe pasurise se tyre qe kane ne vendlindje. Ky subjekt ka paralajmeruar organizimin ne menyre te pavarur te regjistrimit te diaspores me qellim qe te dihet numri i sakte i komunitetit shqiptar brenda dhe jashte vendit.

Ne anen tjeter disa forca politike shqiptare ne Mal te Zi kane paraqitur dilema nese do ti pranojne rezultatet e regjistrimit pasi sipas tyre regjistrimi nuk eshte vetem nje statistike e thjeshte por kjo statistike mund te prodhoje te drejtat kombetare dhe individuale ne nje bashkesi shumekombeshe sic eshte sot Mali i Zi.

Nga Ulqini njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Ali Salaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›