E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Identifikohen trupat e 18 personave te zhdukur gjate luftes

Shefi i Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove Xavier Bout de Marnhac tha se EULEX-i e trajton shume seriozisht ceshtjen e personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove dhe mbetet i perkushtuar per te mbeshtetur zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ai i ka bere keto komente derisa zyrtaret e departamentit te mjekesise ligjore po i dorezonin nje familjeje nga Kosova qendrore trupat e tetembedhjete anetareve te saj te cilet ishin vrare gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999.

Te gjithe ata ishin zhvarrosur ne vitin 2004 ndersa jane identifikuar nga ekspertet mjeko-ligjore te EULEX-it me ane te kombinimeve te ADN-se dhe analizave mjeko-ligjore antropologjike.

Shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac shprehu perkushtimin e misionit te tij per ndricimin e fatit e te gjthe personave te zhdukur.

eshtja e personave te zhdukur eshte nje ceshtje shume e ndjeshme kurse EULEX-i e trajton ate me seriozitet dhe eshte i perkushtuar qe te kryeje detyren e vet. Personeli yne i cili punon ne Departamentin e Mjekesise Ligjore eshte duke punuar shume ne kete drejtim. Edhe njehere dua te perseris se ne jemi plotesisht te vetedijshem per ndjeshmerine e kesaj ceshtjeje. Qellimi eshte qe familjeve tu kthehen trupat e me te dashurve te tyre duke ditur se ata u zhduken ne rrethana tragjike dhe te renda. EULEX-i mbetet shume i perkushtuar qe te ndihmoje vezhgoje dhe keshilloje ekspertet vendes ne menyre qe bashkerisht te arrijme kete synim tha zoti de Marnhac.

Nderkaq bashkekryesuesi i Departamentit te Mjekesise Ligjore Alan Robinson tha se procesi i ndricimit te fatit te personave te zhdukur varet edhe nga informacionet lidhur me vendavarrimet e mundshme ku mund te jene lene trupat e tyre. Ne mund te gjejme trupat e personave te zhdukur vetem nese kemi informata te mira dhe te besueshme qe do te na mundesonin permiresimin e kerkimeve tha zoti Robinson.

Trupat e 18 personave qe do te varrosen sot ne fshatin Carralluke te komunes se Malisheves ne Kosoven qendrore ishin pjese e 250 trupave qe gjenden ne morgun e spitalit te Prishtines ne proces te identifikimit.

Edhe dymbedhjete vjet pas luftes ne Kosove nuk dihet asgje per fatin e rreth 1 mije e 800 personave pjesa me e madhe e te cileve shqiptare te Kosoves. eshtja e te zhdukurve pritet qe te jete pjese e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise qe filluan nje muaj me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›