E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banorët jetojnë mes ujrave të zeza

SHKODËR- Shpërthimi i ujrave të zeza, si pasojë e bllokimit të tubacioneve nëntokësore, është kthyer në një shqetësim të madh për familjet e lagjes "Skënderbeg" në qytetin e Shkodrës. Papastërtia dhe ndotja janë fenomene të përditshme me të cilat detyrohen të përballen këta banorë.

Edhe pse një ndër lagjet më të vjetra të këtij qyteti, ky problem vazhdon të ekzistojë pavarësisht ankesave të here pas hershme të këtyre banorëve pranë Bashkisë Shkodër

“Qysh në 2008 u mbyllën kanalizimet e ujrave të zeza dhe ne mobilizoheshim si banorë me shpenzimet tona për t’i zhbllokuar",- thotë një banore.

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi pasi me afrimin e stinës së verës, rrezikohet seriozisht edhe shëndeti i fëmijëve të tyre.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›