Mali i Zi zbulon listën anti-Shqipëri
Mungojnë edhe 17 ditë nga miqësorja e 25 majit ndaj Malit të Zi në Podgoricë, por trajneri i kundërshtarëve, kroati Zlatko Kranjçar, zbuloi listën me 22 lojtarët e thirrur. Përbërja e grupit të futbollistëve dominohet nga lojtarë që luajnë në Gjermani, Austri, Zvicër, Portugali, Spanjë, Serbi, Hungari, Rusi, Rumani, por edhe në Korenë e Jugut (Damjanoviç i Seulit), ndërkohë që vetëm një luan në Malin e Zi: 24-vjeçari Luka Pejoviç i Mogren. Kjo do të jetë miqësorja e dytë e Shqipërisë me Malin e Zi. E para e luajtur më 1946-n në Shkodër, u fitua 5-0 nga kuqezinjtë. Kjo miqësore ka edhe një sfidë brenda sfidës, pasi kundër njëri-tjetrit janë dy trajnerë kroatë, Josip Kuzhe dhe Zllatko Kranjçar, madje ky i fundit ka qenë edhe një kandidat i përfolur për stolin e Shqipërisë, përpara se Duka të preferonte e të vendoste për Kuzhenë.
#