E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Semina, në provë tek Alki në Qipro

Mbrojtësi

Klodian Semina, mbrojtësi i Kombëtares Under-21 të Shqipërisë, do të provojë aventurën jashtë vendit. Lojtari, i cili gjatë këtij sezoni është aktivizuar me Gramozin në Kategorinë Superiore, do të niset të hënën drejt Qipros, për një provë disaditore në një prej skuadrave të këtij vendi. 21-vjeçari i lindur në Shkodër do të testohet për tri ditë tek Alki Larnaka, që sapo është ngjitur në Divizionin 1 në ishullin e Afërditës. Mësohet se kjo do të jetë edhe skuadra e re e Migen Memellit, sulmuesit 30-vjeçar të Flamurtarit, që ka shkëlqyer në këtë pjesë të dytë të sezonit. Më parë tek Alki kanë milituar edhe portieri i Kombëtares, Isli Hidi dhe ish-mbrojtësi kuqezi, Blerim Rustemi. “Gardiani” u largua në janar të vitit 2009, për shkak të problemeve me rrogat, ndërsa kosovari me banim në Gjermani qëndroi deri në fund të sezonit 2008-’09.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›