E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj “pro” 3 ligjeve: Të votohen dhe të hyjnë në fuqi me 2014

04-02-2013 / Gazeta 55

Deputeti socialist reagon për vizitën e komisionerit Stefan Fyle në Tiranë

Deputeti socialist Arben Malaj ka reaguar në rrjetin social Facebook për vizitën në Tiranë të komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle. Deputeti Malaj ka kërkuar që të votohen tre ligjet me përmirësimet përkatëse dhe të hyjnë në fuqi në Janar të vitit 2014.
Sipas deputetit socialist dështimi i ripërsëritur edhe pas kësaj vizite, mund të ketë kosto më të rënda dhe afatgjate për zhvillimet politike e sociale në vend.
Për socialistin Malaj duhet të përdoret në maksimum mundësia që vjen me komisionerin Fyle, në të kundërt, nuk do të dështojë vizita e tij, por politika shqiptare.
Deputeti Malaj i bën thirrje të gjitha partive politike të fokusohen gjatë kësaj vizite, tek opsioni i zgjidhjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›