Maliki: Hashemi duhet të përballet me drejtësinë

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki u kërkoi sot autoriteteve në rajonin kurd autonom që ta dorëzojnë Zv.presidentin Tarek al-Hashemi, i cili akuzohet për terrorizëm.
Maliki tha sot në Bagdad se Hashemi “duhet të përballet me drejtësinë”.
Hashemi është zyrtari më i lartë sunit në Irak dhe një nga liderët e partisë sekluare të mbështetur nga sunitët, Irakia.
Kjo parti po bojkoton koalicionin qeverisës në shenjë proteste për siç thonë ata mbajtjen e posteve krysore nga ana e shiitëve.
Të hënën zyrtarët lëshuan fletëarrestim për Hashemin nën akuzat për terrorizëm, të cilat ai i ka hedhur poshtë.
Hashemi është ndaluar që të udhëtojë jashtë vendit.