E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuda: Emri nuk do të zgjidhet me vite

Eksperti britanik për Ballkanin, Tim Xhuda nuk është optimist lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt për kontestin e emrit të Maqedonisë. Gazetari i revistës së mirënjohur “Economist” në një bisedë me gazetën “Utrinski” ka theksuar se gjasat janë minimale që Athina dhe Shkupi të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit, duke pasur parasysh krizën momentale të BE-së dhe krizën ekonomike në Greqi. “Vlerësoj se pas kësaj krize ekonomike me të cilën po ballafaqohet Greqia, dritarja për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit për fat të keq do të jetë e mbyllur me vite. Grekët nuk janë në pozicion për të negociuar për asgjë. Në krye të Qeverisë ka një teknokrat, i cili nuk ndjehet i akomoduar për tu ballafaquar me kontestin e emrit dhe ai atje nuk është i caktuar për tu marrë me këtë çështje”, theksoi Xhuda, duke shtuar se ky problem gjatë kohë ka lodhur edhe bashkësinë ndërkombëtare. Sipas tij, Greqia ndodhet në gjendje të rëndë kështu që as edhe në të ardhmen e afërt nuk është në gjendje që të negociojë rreth kontestit të emrit. Xhuda vlerëson se ngritja e përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014” në Maqedoni janë si reaksion maqedonas kundër pakënaqësive nga moszgjidhja e kontestit të emrit dhe bllokimi për anëtarësim në BE dhe NATO.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›