Obama:Bashkëpunim për ekonominë

Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama tha se ekonomia amerikane në rënie mund të përballet me më shumë sfida dhe i kërkoi ligjvënësve të veprojnë shpejtë në lidhje me propozimet për rimëkëmbje ndërkohë që disa republikanë shprehën shqetësimet rreth planeve për një paketë të madhe stimujsh ekonomikë. "Ndërkohë që ne shënojmë fillimin e një viti të ri, ne e dimë gjithashtu se Amerika përballet me sfida të mëdha dhe në rritje, sfida që kërcënojnë ekonomominë e vendit tonë dhe ëndrrat tona për të ardhmen", tha Obama në fjalimin e tij javor në radio dhe në Internet.