E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliki: Të falen mbështetësit e Sadam Hysein

Bagdad-Kryeministri irakian Nuri al-Maliki, ka bërë sot thirrje për falje ndaj aleatëve e Sadam Huseinit. "Duhet të arrijmë një pajtim kombëtar me ata që kanë ndjekur linja të gabuara, të cilët ishin të detyruar në atë periudhë të vështirë të rreshtoheshin me regjimin e shkuar," deklaroi kryeministri Malili, pozicioni i cilit forcohet ndërkohë që dhuna në vend minimizohet dhe Iraku po përpiqet të ndjekë një linjë uniteti politik.

"Por sot jemi të gjithë bij të Irakut", theksoi ai, në një takim me liderët e zonave fisnore në Bagdad. "Do të arrijmë një pajtim kombëtar me ta, por me kushtin që të bashkohen me ne dhe të kthejnë atë faqe të errët të historisë së Irakut dhe të lihet pas e kaluara", u shpreh Maliki.

Thirrja për falje vjen pesë javë pas zgjedhjeve në provincat irakiane, ku aleatët e Malikit, ish-anëtarë të opozitës dhe shiitë, të larguar nga Iraku gjatë sundimit të Sadamit dhe që u dënuan me vdekje në mungesë, morën mbështetje elektorale në pjesën më të madhe qëndrore dhe jugore të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›