E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Klinton vlereson kontributin e Shqiperise ne NATO

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, takohet me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Klinton, në darkën tradicionale Transatlantike.

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në Darkën tradicionale Transatlantike, me ftesë të Sekretares amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton, që u zhvillua në kuadër të punimeve të Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjatë këtij aktivitetit zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme pati një bisedë me Sekretaren Klinton, ku u diskutua mbi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s në Libi dhe vendet e Afrikës veriore, si dhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, e siguroi Sekretaren Klinton për rritjen e vazhdueshme të kontributeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe gatishmërinë e saj për të asistuar dhe për t’i ofruar eksperiencën e vet vendeve në tranzicion nga regjime totalitare drejt shoqërive të hapura dhe demokratike.

Nga ana e saj, znj. Klinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin e vendit tonë në Libi dhe Tunizi, gjatë proceseve tranzitore në të cilat këto vende dhe vende të tjera të rajonit janë përfshirë.

Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin TAP, projekt për të cilin të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›