Gjirokaster/ Malaj Standartet institucionet nuk duhet te bejne mbivendosje pushtetesh
"Institucionet duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe jo të bëjnë mbivendosje pushtetesh”, deklaroi sot për mediat në Gjirokastër, Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës, lidhur me mungesën e theksuar të kushteve higjenike në dy shkollat e ciklit parauniversitar.
Sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është shumë e shqetësuar kur nuk realizohen politikat në drejtim të një detyrimi kushtetues që kemi, për t’u garantuar nxënësve standardet e nevojshme në drejtim të mësimdhënies dhe të higjienës.
"Shkolla është e të gjithëve dhe bashkia është e detyruar t’u japë shërbime dhe shërbesa qytetarëve që paguajnë taksa dhe rrisin fëmijët e tyre", theksoi Malaj, duke shtuar se Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Drejtoria e Higjienës duhet t’i vënë gjoba bashkisë kur nuk përmbush detyrimet institucionale, për të kuptuar se sot në demokraci çdo gjë funksionon mbi bazën e ligjit.
"Institucionet duhet të realizojnë detyrimet e tyre dhe në rastet kur nuk i përmbushin duhet të ketë penalitete”, specifikoi Malaj.
"Pushteti vendor duhej ta shikojë këtë çështje me prioritet, ndërsa Drejtoria Arsimore Rajonale dhe specialistët e higjienës do ta ndjekin këtë problem hap pas hapi në mënyrë që rezultati të jetë pozitiv dhe i dukshëm”, përfundoi Malaj.