E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, hynë për të vjedhur në një banesë, vritet njëri prej hajdutëve

MALLAKASTËR- Një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vdekur sot në Mallakastër. Bëhet me dije se ky i fundit së bashku me persona të tjerë kishin hyrë për të vjedhur në banesës e shtetasit Ylli Kapllanaj.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngracie, ku mësohet se i zoti i shtëpisë i ka pikasur hajdutët dhe ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe ka shoqëruar në komisarit të zotin e shtëpisë, Ylli Kapllanaj.

Ndërkohë që mësohet se trupi i pajetë i personit të vrarë ndodhet në morgun e Mallakstrës. 
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›