E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet zyra e PS në Librazhd, Gurra: Akti nga deputeti i PD

LIBRAZHD- Gjatë natës është sulmuar zyra e Partisë Socialiste në Librazhd nga persona ende të paidentifikuar.

Për ngjarjen ka reaguar kreu i kësaj force politike në këtë qytet, Rrahim Gurra, i cili akuzon deputetin e PD-së në këtë qytet, Rrahim Cotën për këtë sulm.

“Kanë hequr me dhunë tabelën me logon e Rilindjes. Sulmi është bërë nga vetë deputeti i PD, Rrahim Cota. Do bëjmë padi në Prokurori”, ka thënë Gurra.

Ndërkohë po mbrëmjen e djeshme një grup personash janë futur në zyrën elektorale të PS-së në qytetin e Cërrikut, duke fyer e kërcënuar personat që ndodheshin aty. Më pas ata kanë kërcënuar aktivistët e PS-së që ndodheshin në zyrën elektorale të kësaj partie, mes të cilëve ishte edhe kreu i PS-së për Cërrikun, Tomorr Zaimi.

Sipas burimeve zyrtare të PS-së, situata është acaruar sepse personat e futur në zyrën elektorale të PS-së kanë dëmtuar të gjitha dosjet që ndodheshin aty.

Ndërkaq sipas selisë rozë, kreu i PS-së për Cërrikun Tomorr Zaimi ka bërë denoncimin në polici për incidentin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›